Ekspozitë në burgun e Spaçit/ “Fraktura”, ekspozita e kuruar nga Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi

27/02/2023 20:11

Një ekspozitë e re u çel në burgun e sigurisë se lartë të Spaçit.

Kamp i punës së detyruar, ku kanë shpenzuar jetën e tyre mijëra të persekutuar shqiptarë, me gjithë gjendjen e degraduar nga koha dhe harresa, Spaçi ngelet ndër emblemat e mizorisë së diktaturës komuniste  shqiptare por edhe të qëndresës ndaj saj.

Në kuadër të ditëve të kujtesës artifakte, instalacione, kujtime, sende, dokumente por dhe rrëfime të cilat tregojnë  historinë e një institucioni vjen në ekspozitën e quajtur “Fraktura”.

Ekspozita thekson dallimin thelbësor midis vendeve të Kujtesës dhe përfaqësimit të tyre.

Ajo heton çfarë Fatos  Lubonja cilëson si “nacional-komunizmi shqiptar” – ekzistenca e një sistemi ideologjik bazuar mbi  dhunën por edhe mbi asimilimin kulturor.

Ekspozita kurohet nga Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi. Qëllimi i tyre është të tregojnë se frakturat e krijuara prej ideologjive nuk mund kurrsesi të anashkalohen, në të kundërt, duhet  patjetër të analizohen me një shpirt kritik dhe kështu, të riparohen.

Top Channel