11:46
Kosovë/ Qeveria i propozon Kuvendit ta shkarkojë anëtaren e OShP-së, Kimete Gashi
Qeveria e Kosovës ka propozuar Kuvendit të Kosovës, shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), Kimete Gashi, e cila sipas kryeministrit Albin Kurti, ka qenë në panelin përzgjedhës për tenderin për insulinat, ku ka fituar kompania pa certifikatën e marketingut që garanton cilësinë e këtij medikamenti.