Rrëzohet avioni ‘Canadair’ teksa po shuante zjarret në Greqi, vdesin dy pilotët

25/07/2023 14:21

Një avion ujë-lëshues ‘Canadair’ është rrëzuar në Karisto në Greqi teksa po shuante zjarret.

Avioni me dy persona në bord ndodhej në një terren të vështirë në momentin e rrëzimit, pranë fshatit Plantanistot ku flakët vetëm përparojnë. Fatkeqësisht dy pilotët kanë vdekur në vend, ndërsa mendohet se mund të jenë më shumë se dy.

Alarmi për rrëzimin e tij është ngritur në Zjarrfikëset në zonën e Platanistos.

Canadair u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët. Në videot e publikuara nga mediat greke duket momenti ku pasi është rrëzuar, ka shpërthyer në vend.

 

FOTO GALERI
1/12

Top Channel