Huthitët godasin infrastrukturën saudite të naftës, Riadi intensifikon bombardimet në Jemen
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrij Sybiha, ka deklaruar se Kievi nuk synon ta zgjerojë konfliktin në Libi, duke theksuar se veprimet ushtarake ukrainase janë drejtuar vetëm kundër objektivave ushtarake ruse.
“Nuk duam ta zgjerojmë luftën në Libi”, shkroi Sybiha në një reagim në rrjetin social X, duke nënvizuar se asnjë prej veprimeve të Ukrainës nuk ka qenë i drejtuar kundër Libisë apo popullit të saj.
Ndërkohë, përplasjet ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë në disa fronte. Dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës, pas një sulmi rus me dron ndaj një pallati shumëkatësh në lagjen Novobavarskyi.
Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i rajonit, Oleh Syniehubov, përmes një njoftimi në Telegram.
Nga ana tjetër, gjatë natës, një sulm ukrainas me dronë dyshohet se ka goditur një impiant kimik dhe një central termik në qytetin Nevinnomyssk, në territorin rus.
Sulmet e ndërsjella tregojnë se luftimet vijojnë të përfshijnë si territorin ukrainas, ashtu edhe objektiva brenda Rusisë, ndërsa tensionet mes dy vendeve mbeten të larta.
Top Channel