Video/ Ndërpritet energjia elektrike në Kuvend gjatë seancës maratonë për buxhetin 2027, opozita në kor: Rama, jep dorëheqjen!

18/11/2026 23:53

Energjia elektrike është ndërprerë për pak sekonda në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë seancës maratonë ku po diskutohej projektbuxheti i vitit 2027.

Ndërprerja e papritur e energjisë ka ndodhur teksa deputetët po vijonin diskutimet për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Deputetët e opozitës kanë nisur menjëherë me thirrjet në kor ‘Rama jepe dorëheqjen’.

Energjia elektrike është rikthyer pas pak sekondash.
Ende nuk dihen shkaqet e ndërprerjes së energjisë në sallën e Parlamentit.

Top Channel