“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi në Top Story: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë
Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit, duke orientuar degët në të gjithë vendin të identifikojnë kandidaturat e mundshme për bashkitë.
Gazetari i Top Channel, Juxhin Mustafaraj, ka zbardhur në emisionin “Top Story” udhëzimet e drejtuesve të PD-së, duke zbuluar edhe emrat që kanë shfaqur interes për të garuar në Lezhë dhe Kamzë. Sipas tij, demokratët synojnë të përfshijnë në garë edhe figura jashtë strukturave të partisë, nga shoqëria civile dhe bota akademike.
“Sekeratri i përgjithshëm i PD Flamur Noka dhe kryetari i PD Sali Berisha kanë shpërndarë një udhëzim që orienton degët e Partisë Demokratike të nisin punën për evidentimin e kandidaturave që do të jenë pjesë e zgjedhjeve të 9 majit, të dekretuara nga Presidenti i Republikës.
Kandidaturat nuk do të kufizohen vetëm brenda emrave të PD-së. Protestat kombëtare të mbajtura dhe ato të studentëve pritet të kenë ndikimin e tyre në mënyrën se si PD-ja do të hyjë në zgjedhje.
Sekretari i PD-së u ka udhëzuar degëve në të gjithë Shqipërinë që të tregohen të kujdesshme dhe të mos kufizohen vetëm në përzgjedhjen e kandidaturave brenda partisë, por të shqyrtojnë edhe figura nga shoqëria civile, studentë, pedagogë dhe persona me profil të lartë publik.
Ajo që mund të konfirmoj lidhet me ambicien e disa emrave të përveçëm, të cilët kanë shprehur interes për të kandiduar në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Z.Gjin Gjoni, në Bashkinë e Lezhës, pritet të heqë dorë nga mandati i tij. Ai ka nisur takime informale për të përgatitur terrenin.
Ndërkohë, z.Xhelal Mziu pritet të kandidojë në Bashkinë e Kamzës, për çka do të duhet të heqë dorë nga mandati aktual”, u shpreh Mustafaraj.
Top Channel