Mauro Icardi dëshiron Serie A, media argjentinase: Juventus në pole position pas refuzimit të Interit
Mbrëmja e së dielës ka rezervuar sfidën mes Atletico Madrid dhe Barcelonës, një sfidë ku në lojë është kreu i klasifikimit.
Skuadra e Los Colchoneros do të kërkojë që të fitojë këtë përballje me kampionët e Spanjës, por për Diego Pablo Simeone, skuadrën e tij e pret një mision shumë i vështirë
‘Do të luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë, ndoshta më të mirës, nuk kam asnjë dyshim dhe që ka shumë talente në mesfushë dhe në sulm-tha Simeone-si gjithmonë ndaj Barcelonës do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe do të duhet të sulmojmë aty ku besojmë se mund të shkaktojmë më shumë dëme’
Simeone më pas nuk i kurseu elozhet për Raphinhan teksa u pyet nëse braziliani ishte kërcënimi më i madh për skuadrën e tij
‘Po e them edhe njëherë, siç e kam thënë edhe sezonin e kaluar disa herë; për mendimin timë është një futbollist i jashtëzakonshëm që punon, ka shpejtësinë, aftësinë për të shënuar dhe dhënë asiste-tha Simeone-e vërteta është se sezonin e kaluar ishte i jashtëzakonshëm dhe këtë aktual e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer duke luajtur në një tjetër pozicion dhe po bën shumë mirë duke i dhënë shumë alternativa dhe opsione të tjera taktike’.
Top Channel