Futbolli spanjoll këtë fundjavë nuk do të ndalet këtë fundjavë. La Liga vendosi të mos i shtyjë ndeshjet e kategorive kryesore të programuara këtë fundjavë.

Sindikata e Futbollistëve në Spanjë, AFE kishte kërkuar që të mos zhvilloheshin ndeshje gjatë gjithë javës pas tragjedisë së sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel që ndërroi jetë pas një goditje të fortë të marrë në ndeshjen ndaj FC Andorra. Por në fund u shtynë vetëm 3 ndeshje të La Liga 2 dhe një e kampionatit të vajzave

‘Ka momente kur futbolli duhet të ndalet’-kishte pohuar AFE duke i kërkuar UEFA, La Liga, Liga F dhe RFEF që të shtyhen aktivitetet në tokën spanjolle gjatë gjithë javës dhe këtë të enjte këmbënguli në këtë qëndrim pas konsultave me futbollistët e skuadrave të kategorive të ndryshme. Por në fund peticioni i futbollistëve nuk u miratua dhe ndeshjet do të luhen rregullisht, përveç Granada-Tenerife, Andorra-Mallorca dhe Castellón-Eibar të cilat janë shtyrë.

Por, edhe pse futbolli nuk u ndal, do të ketë një sërë homazhesh në kujtim të sulmuesit 30 vjeçar të Tenerifes. Futbollistët titullarë do të zbresin në fushën e lojës së bashku dhe me një fanellë speciale me numrin 9 në të dhe frazën: ‘Gjithmonë në kujtimet tona’. Bashkë me arbitrat do të formojnë një gjysmërrethi pranë zonës së fushës ku ndodhi edhe episodi i rëndë ditën e hënë. Aty, kapitenët, që do të jenë të fundit që do të hyjnë në fushë do të vendosin kurorë me lule në nder të kujtimit të Jesus de Miguel dhe më pas do të mbahet edhe 1 minutë heshtje, gjatë së cilës në stadium do të shfaqet edhe imazhi i Jesus de Miguel, një moment që do të shoqërohet me duartrokitjet e futbollistëve dhe tifozëve.

Top Channel