Shtyhet seanca ndaj Vlora Hysenit në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH nuk u paraqit në Gjykatën e Posaçme
Arlind Qori, kryetari i “Lëvizja Bashkë”, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Story me Grida Dumën, ku foli edhe në lidhje me çështjen e takimit të Veliajt me Gogun dhe pretendimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Qori shprehet se ka qenë çdo ditë në protestë dhe se ndikimi i Veliajt në tubim, sipas tij, është zero. Sipas kryetarit të “Lëvizja Bashkë”, kjo është një lëvizje e kryeiministrit Rama për të delegjitimuar protestën.
“Ndikimi i Veliajt është zero, unë kam qenë në protestë nga dita e parë dhe ndikimi është zero. Janë legjenda urbane, teori konspirative. Por ama, Erion Veliaj, duke qenë kaq afër me Ramën në sa e sa poshtërsi, ka mundësi që përmes fjalës së tij ta dëmtojë Ramën.
Dhe unë i kam bërë thirrje Veliajt që ta bëjë një akt të mirë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë gjithçka që di për veten, Ramën, Ballukun. Kjo nuk e bën të mirë Veliajn, por është e mirë për Shqipërinë. Është po ashtu e rëndësishme se çfarë i kërkon Rama-Veliajt.
Unë besoj se ka probabilitet më të lartë që të vërtetën po e thotë Veliaj. Nuk ka rëndësi çfarë më leverdis mua, rëndësi ka të dalë e vërteta. Kushdo që është përgjegjës, të mbajë përgjegjësi. Dy nga kërkesat e Veliajt kanë të bëjnë me Bashkinë e Tiranës.
E rëndësishme është kërkesa që i thuhet të pranojë se është organizatori i protestës, pra delegjitimimi i saj. Nëpërmjet kësaj, Rama realizon një operacion mashtrimi dhe manipulimi të opinionit publik mbi protestën. Kjo është fund e krye gënjeshtër”, u shpreh Qori.
Top Channel