Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026!

Sulmuesi anglez kurorëzohet si futbollisti më i mirë i vitit, duke triumfuar në garën prestigjioze përballë dy prej rivalëve kryesorë, Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ylli i Bayern Munich merr çmimin më të rëndësishëm individual në futbollin botëror, duke kurorëzuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

Kane ka lënë pas në renditje francezin Kylian Mbappé dhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, për t’u ngjitur në majën e futbollit botëror. Për sulmuesin anglez, ky është një vlerësim madhor i paraqitjeve dhe kontributit të tij gjatë sezonit 2025-2026.

Fitorja e tij merr një rëndësi të veçantë edhe për futbollin anglez, pasi Kane bëhet anglezi i parë që fiton Topin e Artë që prej Michael Owen në vitin 2001.

Mbrëmja gala në Londër solli edhe ndarjen e disa çmimeve të tjera për futbollin e meshkujve dhe të femrave.

CEREMONIA LIVE:

23:50- Harry Kane është fituesi i “Topit të Artë”.

23:35- Alexia Putellas fiton “Topin e Artë” për ferma.

23:15- Harry Kane dhe Charlyn Corral fitojnë “Sulmuesit e Vitit”.

23:00- PSG fiton çmimin e “Klubit të Vitit”.

22:50- Barcelona fiton çmimin e “Klubit të Vitit” për femra.

22:45- Bukayo Saka fiton trofeun “Socrates”.

22:35- Unai Simon dhe Cata Coll fitojnë “Portierët e Vitit” për meshkuj dhe femra.

22:20- Luis De La Fuente fiton trofeun e “Trajnerit të Vitit”.

22:10- Pere Romeu fiton trofeun e “Trajnerit të Vitit” për futbollin e femrave.

22:00- Vicky Lopez fiton trofeun “Kopa” për femra.

21:55- Lamine Yamal fiton trofeun “Kopa” për talentin e vitit.

21:45- Nis ceremonia gala në Londër!

RENDITJA:

1- Harry Kane

2- Kylian Mbappe

3- Lamine Yamal

4- Rodri

5- Lionel Messi

6- Khvicha Kvaratskhelia

7- Ousmane Dembele

8- Erling Haaland

9- Michael Olise

10- Fabian Ruiz

11- Bellingham

12- Pau Cubarsi

13- Achraf Hakimi

14- Vitinha

15- Declan Rice

16- Ferran Torres

17- Vini Jr.

18- Marc Cucurella

19- Joao Neves

20- Willian Pacho

21- Gabriel Maghalaes

22- Lautaro Martinez

23- Nuno Mendes

24- Luis Diaz

25- Marquinhos

26- Dayot Upamecano

27- Bruno Fernandes

28- Julian Quinones

29- Sadio Mane

29- William Saliba

Top Channel