LIVE/ Protestat e dhunshme, zjarr hyrjes së Ministrisë së Bujqësisë. Tubuesit qëllojnë me gurë dhe molotovë, efektivët përgjigjen me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome

24/10/2026 17:59

Protestat e sotme i nisi ajo e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Nërsa protesta e të rinjve nisi në Rrugën e Durrësit, rreth orës 14:00, ku nisën të qëllojnë më gurë drejt mistrisë se Arsimit dhe efektivëve që kishin krijuar disa kordone në këtë aks. Të rinjtë protestues u vunë flakën disa koshave që ia afruan efektivëve për t’i bllokuar, por këta të fundit u kundërpërgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës e për pasojë, ia dolën që brenda minutash të boshatisnin Rrugën e Durrësit.

Të shpërndarë në disa grupe, protestuesit vijuan përballjen me efektivët në sheshin Skënderbej dhe më pas u rigrupuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku u zhvillua një nga përplasjet më të forta që prej datën 13 tetor kur nisi protesta e dhunshme.

Në rresht të parë të frontit u vendosën disa të rinj si grupi më aktiv i protestuesve që hodhën molotov drejt frotit të Policisë, që kishte angazhuar rreth 2000 forca në terren. Për të zprapsur protestuesit, përdorën autobotët ujëhedhës, plumbat e gomës, spraj me piper dhe gaz lotsjellës në masë.

Protestuesit u shpërndanë në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke krijuar disa fronte ‘lufte’, ku herë përparonin protestuesit dhe herë avanconin policët.

Një nga dyert e Mistrisë së Bujqësisë u përfshi nga flakët, që u vunë nën kontroll më pas nga zjarrfikësit.

Qetësi nuk pati as në rrugën e Myslym Shyrit, ku banorët dhe bizneset u gjetën të papërgatitur kur policia marshoi në ndjekje të protestuesve, por pa shkaktuar incidente në zonë.

Beteja vijoi gjatë pasdites kryesisht në sheshin Skënderbej, ku të rinj të maskuar e me shkopinj u përplasën me policët, ndërsa tymueset e këtyre të fundit u kthyen në një lojë ping-pongu mes dy palëve.

Një prej protestuesve dhe një efektiv u përfshinë nga flakët dhe morën ndihmë nga kolegët, ndërsa në spital u paraqitën për ndihmë mjekësore një deputet, katër protestues, një polic, dy përfaqësues të medias.

Krahas të rinjve dhe studentëve, protestës sot iu bashkuan pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias, por edhe demokratët, që gjatë paradites zhvilluan një tubim paqësor pranë Kryeministrisë, ku i vetmi incident ishte djegia e shilteve të vendosura nga kryeministri Edi Rama si ftesa e katërt për dialog.

Zhvillimet minutë pas minute:

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve, disa prej tyre të pajisur me shkopinj druri

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Thyhen pallat e troturëve dhe hidhen në rrugë

 

Top Channel