Protesta e përshkallëzuar në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës

15/10/2026 15:48

Protesta në kryeqytet është përshkallëzuar, ndërsa protestuesit janë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë.

Në drejtim të godinës janë hedhur tulla dhe sende të forta, duke rritur tensionet në zonë.

Nga ana tjetër, forcat e policisë i janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës e ujë për t’i shpërndarë.

Situata vjen pas një sërë incidentesh dhe përplasjesh të regjistruara gjatë protestës në disa zona të Tiranës.

Top Channel