Protestat e dhunshme në Tiranë/ 14 persona paraqiten në Spitalin e Traumës të lënduar, mes tyre edhe dy të mitur

15/10/2026 16:17

14 persona të lënduar janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës pas protestës, mes tyre 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht në Spitalin e Traumës vijojnë të marrin kujdes mjekësor 4 efektivë policie dhe 4 protestues.

Dy prej efektivëve janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv.

Edhe katër protestuesit që vijojnë të marrin trajtim mjekësor janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sa u përket dy të miturve të paraqitur në spital, njëri prej tyre është larguar në gjendje të mirë shëndetësore, pas marrjes së trajtimit mjekësor dhe nën kujdesin e ekipit mjekësor, me praninë e psikologut. I mituri është larguar jashtë rrezikut për jetën, i shoqëruar nga prindi.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur edhe një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin mjekësor, është larguar sipas rekomandimit të mjekëve.

Top Channel