Protesta e studentëve jashtë Ministrisë së Arsimit, reagon Berisha: Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit

13/10/2026 16:32

Sali Berisha ka reaguar pas protestës së studentëve dhe tensioneve me policinë, duke e cilësuar ndërhyrjen e efektivëve si terro.

“Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit ndaj studentëve guximtarë! Nderim studentëve misionarë!”, shkruan Berisha në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë më herët reagoi edhe Gazment Bardhi për protestën.

“Të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt, jo dhunë; përgjigje, jo represion; liri, jo frikësim!

Kush ngre dorë mbi rininë, dëshmon frikën nga zëri i saj dhe nga ndryshimi që ajo kërkon. Asnjë pushtet nuk mund ta shuajë me dhunë zërin e një brezi që kërkon dinjitet, drejtësi dhe të ardhme në vendin e vet.

Mos e ngatërroni heshtjen me bindjen dhe frikën me nënshtrimin. Rinia nuk intimidohet, nuk blihet dhe nuk ndalet! Çdo akt dhune ndaj studentëve është një akt kundër së ardhmes së Shqipërisë. Dhe çdo pushtet që zgjedh dhunën përballë rinisë, përshpejton humbjen e legjitimitetit të vet”, u shpreh ai.

Top Channel