Protestuesit ndezin zjarr në mes të rrugës, vijojnë tensionet në Rrugën e Durrësit, policia në gatishmëri
13/10/2026 18:31
Protestuesit kanë ndezur zjarr në mes të rrugës në Rrugën e Durrësit.
Ata kanë krijuar disa vatra zjarri në mes të rrugëve, te Mine Peza dhe Rruga e Durrësit, teksa po vijojnë të qëndrojnë në tubim prej më shumë se katër orësh.
Ata po djegin reklamat dhe tendat në zonat ku janë përqëndruar.
Forca të shumtë policie po qëndrojnë në gatishmëri, përfshirë katër autobotë me presion uji.
Top Channel