Email-i kërcënues në Gjykatën e Fierit, anulohen të gjitha seancat gjyqësore të ditës së sotme
09/10/2026 12:00
Një e-mail kërcënues i mbërritur në të gjitha institucionet e vendit, përfshirë edhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka sjellë anulimin e të gjitha seancave gjyqësore të planifikuara për këtë të premte.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë gjykata, e cila përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se rasti është aktualisht në proces verifikimi nga strukturat përgjegjëse.
Për shkak të këtij incidenti, seancat e planifikuara për ditën e sotme nuk do të zhvillohen. Ndërkohë, palët e përfshira në proceset gjyqësore do të njoftohen në rrugë procedurale, përmes sekretarisë gjyqësore, për datat e reja të seancave.
Top Channel