Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë
Antoneta Sevdari është rikthyer në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke u zgjedhur sot një nga anëtaret e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Gjithashtu, nga radhët e Apelit u zgjodh prokurorja Afërdita Ndoi.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Kujtojmë se Sevdari është magjistratja e parë në Shqipëri që rikthehet në sistemin e drejtësisë pas përmbysjes së një vendimi të formës së prerë të vetingut, në një betejë që ajo e fitoi nga Gjykata Evropiane e Drejtave të Njeriut, në Strasburg.
Në mbledhjen që po mbahet sot në ambientet e Polit të Drejtësisë, u zgjodhën edhe dy anëtaret e tjera Afërdita Ndoi dhe Eloida Goxhi.
Këto tre anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), nga radhët e prokurorisë, që do të zëvendësojë anëtarin Sokol Stojani, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme; Ledina Riza, përfaqësuese e prokurorive të apelit; dhe Zeqir Hoda, përfaqësues i prokurorive të shkallës së parë përfunduan mandatet.
Ky proces i sotëm është mjaft i rëndësishëm, në një kohë kur ka ngecur procesi për vlerësimin e pesë kandidatëve për prokuror të Përgjithshëm.

Procesi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm u zhbllokua më 8 tetor 2026, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) rrëzoi me shumicë votash kërkesat e ndërsjella të kandidatëve për përjashtimin e anëtarëve të KLP-së nga vendimmarrja.
Në garë për këtë post janë pesë kandidatë:
Adnan Xholi (prokuror i SPAK)
Arta Marku (ish-Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme)
Fatjona Memçaj (prokurore në Eurojust)
Rovena Zoto (prokurore në Tiranë)
Ylli Pjetërnikaj (pedagog dhe prokuror)
Procesi kishte ngecur për disa javë për shkak të një zinxhiri kërkesash për përjashtim të anëtarëve të KLP-së (të iniciuara fillimisht nga kandidati Ylli Pjetërnikaj ndaj anëtarit Vatë Staka dhe më pas kërkesa të tjera të ngjashme mes anëtarëve).
Top Channel