Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motorit, dyshohet se ishte në efektin e alkoolit
09/10/2026 12:51
Një person ka mbetur i plagosur pasi ka humbur kontrollin e motorit me të cilin po udhëtonte dhe është rrëzuar në tokë.
Si pasojë e aksidentit, ndodhur në Lushnje, drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime në kokë.
Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar ambulanca dhe Policia, ndërsa i plagosuri është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.
Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i motorit mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit. Ai pritet t’i nënshtrohet testeve përkatëse nga Policia, për të përcaktuar nëse ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar.
Top Channel