Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, ja çfarë përmban rendi i ditës
Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, Fllaka Fazlia, vajza e dëshmorit të UÇK-së Fatmir Fazlia.
Ajo tregoi se vera e këtij viti ishte shumë intensive pasi u bë zbulimi i varrezës masive me mbetjet mortore të të pagjeturve të grupit të intelektualëve, përfshirë edhe babain e saj. Gjithashtu ishte dhe në pritje të gjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Fllaka Fazlia tregoi se nuk e ka njohur babain dhe se e njohur atë ëpërmjet zbulimit të eshtrave.
“Po. Ky është një element shumë interesant, sepse është pikërisht fusha ime, e cila kishte të bënte me inteligjencën artificiale dhe pikërisht premtimin e inteligjencës artificiale për të krijuar këto takime të pamundura, kur fëmijët e luftës, fëmijët që nuk e kanë pasur mundësinë ta njohin babain, edhe shumë fëmijë të tjerë, përmes teknologjive të reja, të cilat po njihen në anglisht si “digital resurrection technologies”, apo teknologjitë e ringjalljes, përdorin të dhëna të ndryshme, fotografi, video-incizime të ndryshme”, tha vajza e dëshmorit të UÇK-së.
Pjesë nga intervista:
Fllaka Fazlia: Vera e këtij viti ishte, mund të them, intensive, e papërshkrueshme, por edhe me një ngarkesë shumë të madhe emocionale, sepse u ndeshën tri gjëra të mëdha. Ishte zbulimi i varrezës masive me mbetjet mortore të të pagjeturve të grupit të intelektualëve, përfshirë edhe babain dhe dajën tim. Njëkohësisht, në kohën kur unë e mora vesh këtë lajm, isha duke dhënë provimin tim të masterit në studime të avancuara për të drejtën e teknologjisë dhe privatësisë, në një nga universitetet më të mira në botë, në Leiden, i cili kërkonte shumë përkushtim, shumë energji, një proces shumë detajues. Dhe njëkohësisht, pra, ishim edhe në pritje të gjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, që pritet të jetë një ngjarje shumë e madhe dhe shumë domethënëse për mua personalisht, por besoj edhe për një pjesë shumë të madhe të qytetarëve kudo në botë.
Grida Duma: Flakë, ti e ke njohur babain?
Fllaka Fazlia: Jo.
Grida Duma: Ti e ke njohur atë nëpërmjet zbulimit të eshtrave?
Fllaka Fazlia: Po. Ky është një element shumë interesant, sepse është pikërisht fusha ime, e cila kishte të bënte me inteligjencën artificiale dhe pikërisht premtimin e inteligjencës artificiale për të krijuar këto takime të pamundura, kur fëmijët e luftës, fëmijët që nuk e kanë pasur mundësinë ta njohin babain, edhe shumë fëmijë të tjerë, përmes teknologjive të reja, të cilat po njihen në anglisht si “digital resurrection technologies”, apo teknologjitë e ringjalljes, përdorin të dhëna të ndryshme, fotografi, video-incizime të ndryshme. Dhe duke i përfshirë të gjitha këto të dhëna, tashmë kemi bërë një simulim, i cili mund të jetë qoftë edhe një hologram që ka edhe një trup, apo një “deepfake” në monitor, apo edhe rikrijime të tjera artificiale, përmes të cilave ti mund të flasësh me atë person, mund të flasësh me gjuhën e tij, me zërin e tij, me të dhënat që ai ka lënë pas. Dhe unë, për shkak se jam edhe juriste dhe kërkoj që të analizoj aspektin normativ të kësaj, mendova se si do të ishte ky rikrijim për viktimat e luftës, për heronjtë e luftës, përfshirë pra edhe babain tim, por edhe për të gjitha figurat e tjera të cilat e kanë dhënë jetën për Kosovën. Dhe pastaj, domethënë, unë u mora me analizimin pikërisht të ndikimit të këtyre teknologjive të reja në kujtesën kolektive, pra për të shpërndarë mesazhet e këtyre heronjve, të cilët ne i kemi dëgjuar, por nuk i kemi parë në realitet, dhe sigurisht edhe përjetimin e tyre.
Top Channel