Edi Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan në Tiranë, “Channel 5” paralajmëron publikimin e plotë javën e ardhshme
Të enjten do të votohet në Kuvend ndarja e re Territoriale, pasi propozimi i PS-së u votua në komisionet e posaçme.
Bashkëkryetari i Komisionit për Territorialen, Arbjan Mazniku, ka shpjeguar në ‘Top Story’ se përse po bëhet kjo ndarje, duke thënë se ka disa bashki që nuk ia dalin dot për disa arsye.
“Një pjesë e madhe e diskutimit kanë qenë nga kryebashkiakë të PS-së që nuk kanë qenë dakord me Reformën. Nëse objektivi do të ishte elektoral, do i linim siç ishin. Objektivi i PS-së është që ai territor t’i ketë mekanizmat e mundshëm që të kryejë funksionet që mund të bëjë. Jemi ende larg për të ofruar shërbimet që duhen dhe që njerëzit aspirojnë. PS ka marrë mandat nga njerëzit për t’u kujdesur për këtë. Ka interes dhe një axhendë për t’i siguruar mekanizmat e nevojshme bashkive që të ushtrojnë funksionet.
Vetëdija për faktin që një pjesë e madhe e bashkive të vogla që nuk ia dalin dot, prej mungesës financiare, zgjedhja e mundshme ishte që të kishte bashki më të madhe. Nuk janë më larg qytetarit. I kam bërë një pyetje kryetarëve të bashkisë që kam bërë. Më thoni një shërbim të vetëm që i largohen një personi. Berat-Dimal-Poliçan. Nuk kanë transport publik. Nuk kanë një zyrë të planifikimit urban.
Reforma e vitit 2014 ka qenë pa dyshim një reformë e suksesshme, pasi ka përmirësuar masivisht cilësinë e shërbimeve që ofrohen në bashki. Nga 373 komuna dhe bashki, që nuk e dinin, nuk bënin asnjë të vetme punë që bëjnë sot. Jemi ende larg, pavarësisht atij përmirësimi, jemi ende larg asaj që një pjesë e madhe e bashkive duhet të bëjnë dhe që njerëzit aspirojnë.
Dhe Partia Socialiste ka marrë një mandat nga njerëzit për ta realizuar këtë, jo për t’u kujdesur për interesin e një kryetari, apo një këshilltari, apo një deputeti, por për t’u siguruar bashkive mekanizmat e nevojshëm që të kenë mundësi të ushtrojnë funksionet”, tha ndër të tjera Mazniku.
Top Channel