Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, nis votimi për dy kandidatët zyrtarë për President
06/10/2026 23:35
Kuvendi i Kosovës është mbledhur në orët e vona të mbrëmjes për të vijuar procedurat lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Për postin e Presidentit janë propozuar Justina Pula nga Albin Kurti dhe Eliza Hoxha nga Bedri Hamza, ndërsa seanca zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik për vendin.
Në rendin e ditës pritet të jetë edhe çështja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të cilën Kuvendi do të zhvillojë procedurat përkatëse.
Kurti u shpreh sot se nëse PDK voton për Presidentin, LVV do kalojë projektligjin për “Specialen”.
Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, 88 vota pro
Top Channel