Aksident tragjik në një kompani në Vlorë, humb jetën pronari 73-vjeçar, e zënë poshtë materialet e rënda

06/10/2026 12:13

73-vjeçari Ylli Shakaj ka humbur jetën pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e një biznesi hidrosanitar në Vlorë.

Mësohet se Shakaj, pronar i këtij aktiviteti, ishte duke shkarkuar një kamion me panele të ndryshme, kur për shkaqe ende të paqarta, panelet janë rrëzuar dhe e kanë zënë poshtë.

Në vendngjarje pritet mbërritja e ekspertizës së Policisë, ndërsa vijojnë ndërhyrjet për nxjerrjen e trupit të 73-vjeçarit, i cili ndodhet ende nën materiale.

Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Top Channel