Djali i ish-drejtoreshës së filialit të postës në Durrës dhunon efektivin e policisë në Durrës, procedohet i biri i Elisabeta Matajt
Publikimi i videove intime të disa personazheve të njohur të artit ka shkaktuar një reagim të fortë edhe nga aktori Laert Vasili, i cili në “Grida Duma Podcast” foli pa doreza për atë që e konsideron si një nga format më të rënda të dhunës ndaj një njeriu.
Duke folur për rastet e videove që janë shpërndarë në rrjet, Vasili e zhvendosi diskutimin përtej skandalit mediatik, duke vënë theksin te pasojat që një publikim i tillë mund të ketë mbi jetën dhe familjen e personit që bëhet objekt i ekspozimit.
Në një moment të debatit, ai iu drejtua drejtpërdrejt kompozitorit Adi Hila, duke ngritur një pyetje që sipas tij e ndryshon tërësisht këndvështrimin mbi ngjarjen: “Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tënde atë?”
Reagimi i Vasilit ishte i ashpër, duke e konsideruar publikimin dhe shpërndarjen e materialeve intime si një akt që nuk mund të justifikohet thjesht me kuriozitetin e publikut apo me faktin se personat e përfshirë janë figura publike.
Ndiqni episodin e plote te Grida Duma Podcast me Laert Vasilin në Youtube:
Top Channel