Ish-shefi i Forcës Operacionale, Vilson Bala, u paraqit këtë të mërkurë në ambientet e SPAK.

Sipas gazetares Anila Hoxha, Bala është thirrur nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi arsyen e paraqitjes së tij.

Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai u pyet nga gazetarët përse ishte thirrur, por refuzoi të fliste.

“Nuk e di pse kisha parandjenjën që do ju gjeja këtu!“, tha Bala-gazetarëve me humor.

Top Channel