FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime
Pas numërimit të votave të kandidatëve të Gjykatës së Lartë, rezultoi barazim votash mes kandidatëve, 179 vota Sandër Simoni dhe 179 vota Arbena Ahmeti.
Rregullorja parashikon hedhje me short dhe, pas shortit me gogla, fituesi i parë i garës rezultoi gjyqtari Sandër Simoni. Kjo për Gjykatën e Lartë, pra në garën për në KLGJ mes dy gjyqtarëve të lartë, fiton gjyqtari Sandër Simoni.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tani do të nisë numërimi në dy shkallët e tjera. Për Apelin kanë garuar gjyqtarët Igerta Hysi e Apelit të Posaçëm dhe Fatri Islamaj i Apelit të Tiranës.
Për Gjykatën e Shkallës së Parë, prej nga ku do dalë një fitues për anëtarë në KLGJ garuan gjyqtaret Manjola Xhaxho, Brunilda Kadi dhe Matilda Llangozi.
E mbylljen e numërimit të votave të garës mes dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë, tani nis numërimi për të tjerët.
Gjatë mbledhjes së përgjithshme të 353 gjyqtarëve për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, kryetari i Gjykatës së Lartë iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit për dialog për pagat.
Kryegjyqtari Sokol Sadushi tha se gjyqtarët duhet të jenë të qartë për tryezën e konsultimit ku kryeministri ka ftuar drejtuesit e drejtësisë, duke shtuar se gjykimi kushtetues rreth pagave nuk mund të zëvendësohet nga një tryezë dialogu.
“Agresioni i paprecedent me të cilin u përballëm këtë muaj me bllokimin e pagave edhe më pas me miratimin me urgjencë, me kundërshtim flagrant me Kushtetutën edhe me Gjykatën Kushtetuese të pagave të gjyqtarëve, për ligjin për statusin, përbën goditjen më arrogante të pavarësisë së gjyqësorit dhe vetë rendit kushtetues në Shqipëri”, tha gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Fatmir Ismalaj.
“Sfidat me pagat tona vijojnë dhe ne jemi në veprim të përbashkët, të vendosur për të mbrojtur dhe për të garantuar një pagë në kufi kushtetues. Brenda ligjshmërisë duhet të mund të ndërhyjë për të përcaktuar pagën e magjistratit edhe pasojat që lidhen me shfuqizimin e rregullimit të mëparshëm”, tha gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni.
Por nuk ishin vetëm pagat problem. 7 kandidatët që garuan për në KLGJ thanë se problem mbetet infrastrukturës dhe mungesën e eficencës së KLGJ-së.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të jetë një personifikim i këtij uniteti, duhet të shërbejë si mburojë e palëkundur e pavarësisë dhe këtë duhet ta bëjë më shumë në të ardhmen”, u shpreh gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Igerta Hysi.
“Të kemi kërkesa, gjykata dinjitoze, të sigurta dhe miqësore për palët edhe publikun nuk është luks, por nevojë kombëtare dhe emergjencë për kushtet ku po punojmë”, tha gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Arbena Ahmetaj.
“Duke e përdorur teknologjinë dhe AI e cila në fakt duhet të ndihmojë gjyqtarin dhe administratën por jo ta zëvendësojë gjykimin njerëzor. Ka ardhur koha që këshilli të miratojë rregulla”, tha Brunilda Kadi, gjyqtare e Shkallës së Parë të Tiranës
“Nuk është e pranueshme që në gjykata, një gjyqtar në një vend, të ketë 700 çështje në gjykim, në disa të tjerë, 200 300”, u shpreh Manjola Xhaxho, gjyqtare e Shkallës së Parë të Tiranës
“Një gjyqësor i fortë është një gjyqësor që funksionon në mënyrë të pavarur por edhe me përgjegjshmëri të lartë ndaj ligjit dhe qytetarëve”, u shpreh Matilda Llangozi, gjyqtare e Shkallës së Parë të Tiranës
Top Channel