U sulmua me vezë në Nju York, reagon Rama: Flamurin shqiptar e kam ngritur më shumë se ata që çarten rrugëve si pula, ta mbajnë vath në vesh se…
Kryeministri Edi Rama, gjatë adresimit të tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, foli për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe kujtoi edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke shprehur keqardhje për mungesën e tij në këtë aktivitet.
“Po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi”, u shpreh Rama.
Rama tha se Thaçi nuk është sot pjesë e këtij takimi, duke e lidhur këtë me atë që e cilësoi si një tradhti ndaj tij dhe duke përmendur në këtë kontekst Joe Biden dhe gjeneralin Wesley Clark.
“I kërkoj ndjesë gjithkujt që ndoshta do të ndihet i shpërfillur, por mund të them që gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot ishte të ulesha krah kumbarit shqiptarë Sal Rusi. Po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij, ai është Hashim Thaçi. Ai nuk është sot pjesë këtu sepse ky vend e tradhtoi, jo Biden-i e tradhtoi, sepse edhe gjenerali Clark bëri më të mirën. Ky vend nuk bëri më të mirën për Thaçin, për George Washington-in e Kosovës”, tha Rama.
Top Channel