“Lashë në mes përkthimin e librit të ish-shefit të kundërzbulimit të STAS-it”, rrëfimi i Auron Tares: Historia e spiunazhit në Tiranë ia kalon edhe Luftës së Ftohtë “Radarët” janë kthyer në një nga batutat e intervistës së Monika Kryemadhit, pasi doli nga GJKKO, e cila u pyet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, për deklaratën e saj se ishte e zhgënjyer për pjesën e “fikjes së radarëve”.
Kryemadhi tha me ironi se “nuk i fiku njeri për dashurinë për mua radarët”, duke vijuar me një tjetër batutë: “Vlora ishte beqare, moj motër, unë jam me tre kalamaj”.
E pyetur më pas nëse po fajësonte ish-bashkëshortin, Kryemadhi tha se Ilir Meta “i ndizte radarët se kishte hallin e Shqipërisë, të Kushtetutës”, duke iu referuar edhe momentit kur, sipas saj, ai “puthte Kushtetutën”.
Gazetarja Anila Hoxha: Ju thatë që gjithë çështja rrotullohet rreth emrit tuaj. Në çështje të forta gjithmonë ka gra të pandehura ose të dyshuara, sa të rëndësishme janë gratë?
Kryemadhi: Unë jam shumë e zhgënjyer, sepse Vlora i fikte radarët për Gysin. Për sa i përket çështjes sonë, dosja jonë është një dosje që ka të bëjë me çështjen e inceneratorëve. Nuk është çështja për të bërë drejtësinë e vërtetë, por për t’i linçuar njerëzit. Për t’i futur në një kafaz dhe ta mbash në një izolim total. E gjithë dosja rrotullohet rreth meje. Sepse në të gjithë dosjen nuk ke asnjë firmë apo komunikim të Ilir Metës. Për sa i përket aspekteve apo seksioneve që ngrihen në akuzë, janë tre seksione që kanë dalë si rezultat i telefonit, në të cilat Ilir Meta është zero në komunikim dhe është Edi Rama personi kryesor, që ka firmosur dhe që ka qenë në kontakt me mua më shumë se Meta për sa i përket veprimtarisë. Nuk është pyetur Rama, jo më të merret i pandehur. Terroristët në Europë ulen në bankë krah avokatit, këtu mbyllen në kafaz. Me Metën nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem. Jeta vazhdon”, tha mes të tjerash Kryemadhi.
Gazetarja Anila Hoxha: Pse the që je e zhgënjyer për pjesën e fikjes së radarëve?
Kryemadhi: Se si nuk i fiku njeri për dashurinë për mua radarët… tani nuk i hyj më në punë njeriu, nuk fik njeri radar. Ahuuu s’ka kohë më. Vlora ishte beqare, moj motër, unë jam me tre kalamaj.
Gazetarja Anila Hoxha: Po fajëson ish-bashkëshortin?
Kryemadhi: Ish-bashkëshorti i ndizte radarët se kishte hallin e Shqipërisë, të Kushtetutës, e mbani mend si e puthte Kushtetutën?
Top Channel