Angli/ Ish-qendrën tregtare dy shqiptarë e kthejnë në “shtëpi bari”, policia i heq nga duart prodhimin me vlerë 1.3 milionë paundë
Në konferencën e sotme, të mbajtur për sigurinë në shkolla në prag të nisjes së vitit të ri arsimor, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, i pyetur nga gazetarët, ka konfirmuar edhe arrestimin në Greqi të një shqiptari të dënuar për vrasje.
Nga verifikimet paraprake, mësohet se bëhet fjalë për ngjarjen e para pak ditëve, kur në aeroportin e Athinës u kap një sasi prej 100 kg kokaine, e fshehur në trëndafila, që vinte nga Kolumbia. Mes të arrestuarve ishin 6 shqiptarë.
Pyetja: Është bërë publik në Greqi një operacion me disa shqiptarë të arrestuar, një prej tyre i kërkuar nga Shqipëria për vrasje. Çfarë mund të na zbuloni në lidhje me këtë?
Përgjigja e Hitës: “Kemi pasur një shkëmbim të drejtpërdrejtë në kohë reale të informacionit me homologët grekë. Ata na kanë bërë me dije për një operacion që kanë kryer në zonën e Athinës, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, ku janë arrestuar disa shtetas shqiptarë. Midis tyre është e vërtetë që është një person në kërkim për llogari të Shqipërisë, i dënuar për vrasje, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Informacioni është konfidencial dhe nuk mund të bëj me dije emrin që ju kërkoni, po kryejmë procedurat verifikuese dhe kemi nisur hetimet tona për sa na përket në lidhje me shqiptarët e përfshirë në këtë aktivitet”.
Top Channel