Protestuesit e mbyllin tubimin e 104 me marshim drejt Ambasadës së Malit të Zi në Tiranë: Lejoni shqiptarët të vijnë në atdhe
11/09/2026 22:07
Thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës së vjetër politike mbizotëruan bulevardin edhe në protestën e 104 në kryeqytet.
Protesta e 104 në shesh bëri thirrje për bashkimin e shqiptarëve kundër politikës.
Të shtunën në shesh pritet të bashkohet edhe diaspora. Organizatorët e protestës denoncuan se makinat shqiptare janë penguar nga autoritetet në Mal të Zi.
Në fund të fjalimeve, protestuesit ndryshuan lëvizjen e marshimit në kryeqytet.
Ata marshuan drejt ambasadës së Malit të Zi në Tiranë, me thirrjet që të lejojnë shqiptarët të vijnë në atdhe për t’iu bashkuar protestës kombëtare të së shtunës.
Top Channel