Refuzimi i këndimit të himnit, futbollistet iraniane: Një gjest për popullin tonë

07/09/2026 11:08

Dy futbolliste të kombëtares iraniane që kërkuan azil në Australi, konfirmuan se refuzimi i tyre për të kënduar himnin iranian në Kupën e Azisë në mars, ishte një protestë kundër Teheran.

Intervista e parë e dhënë nga Atefeh Ramezanisadeh e Fatemeh Pasandideh në media që kur braktisën skuadrën për të kërkua azil në Australi, u transmetua javën e kaluar në programin ’60 minutes’ të rrjetit televiziv australian Nine Network.

‘Donim vetëm të ishim në solidaritet me popullin tonë. Ndonjëherë kisha frikë, por u përpoqa të bëja atë që ishte e drejtë dhe të thoja që askush nuk duhet të vritet vetëm sepse protestoi-deklaroi Atefeh Ramezanisadeh përmes një përkthyesi.

Skuadra kombëtare e vajzave të Iranit u kritikua dhe u etiketua si tradhtare në mediat iraniane në momentin kur qëndroi në heshtje gjatë interpretimit të himnit përpara fillimit të ndeshjes me korenë e Jugut në 2 mars. Disa e interpretuan si një akt rezistence, të tjerë si një shenjë zie.

Ramezanisadeh pohoi se ajo heshtje mund të ishte domëthëniën e çdo forme torture për të, por në atë moment e vetmja gjë që i jepte paqe dhe ia mbante ndërgjegjen të pastër ishte të mos e këndonte himnin. ‘Doja të këndoja himnin me krenari dhe me gjithë zemer. Por për shkak të situatës në Iran nuk mund ta bëja-përfundoi intervistën e saj Ramezanisadeh.

Top Channel