Lautaro Martinez, në historinë e Interit, shënuesi i tretë më i mirë zikaltër në Serie A i të gjitha kohërave
Vllaznia dhe Jasim Celikovic ndajnë rrugët mes tyre. Klubi shkodran konfirmoi përmes një komunikimi zyrtar në kanalet e tij ndërprerjen në mënyrë konsensuale të kontratës me futbollistin duke e uruar atë për suksese në vijim të karrierës së sij
‘KF Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të kontratës me futbollistin Jasmin Çelikoviç. E falenderojmë për kontributin e dhënë me fanellën kuqeblu dhe i urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës! Thank you Jasmin!’-lexohet në komunikatën e klubit shkodran.
Ky komunikim i Vllaznisë vjen një ditë pas njoftimit të bërë nga vetë futbollisti kur deklaroi mbylljen e aventurës së tij me klubin shkodran. Jasmin Celikovic largohet nga Vllaznia pas 25 ndeshjeve të zhvilluara me kuqeblutë në të gjitha kompeticionet. Sfida e fundit e zhvilluar prej tij me skuadrën shkodrane ishte ajo me Skënderbeun në këtë sezon të Abissnet Superiore duke u aktivizuar për 45 minuta.

Top Channel