Vendi nën pushtetin e flakëve/ 39 vatra në 24 orët e fundit, situata më problematike në Fier dhe Himarë. Mbi 800 forca të angazhuara në terren Banorët e Levanit në Fier, teksa presin komisionin për vlerësimin e dëmeve, tregojnë të dëshpëruar tmerrin që përjetuan një ditë më parë nga flakët e fuqishme.
Zjarri u afrua pranë banesave dhe bizneseve, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik mes familjeve, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.
Një i moshuar, teksa qëndron pranë një magazine ku ai prodhonte koshere për bletët, i bën thirrje autoriteteve që të kryhet sa më parë vlerësimi për dëmet e shkaktuara.
“Këta thonë kur ka nevojë populli, jemi në gatishmëri… Ejani dhe shikoni gjendjen, bëni proces verbal. Po ullinjtë? U dogjën prapë ullinjtë, ku të vete unë”, shprehet ai, teksa i komunikohet se verifikimet nga grupi do të kryhet ditën e martë.
Top Channel