“Ku të vete unë?”/ I moshuari në Fier qëndron pranë pronës së shkrumbuar, kërkon me dëshpërim komisionin për vlerësimin e dëmeve

05/09/2026 09:41

Banorët e Levanit në Fier, teksa presin komisionin për vlerësimin e dëmeve, tregojnë të dëshpëruar tmerrin që përjetuan një ditë më parë nga flakët e fuqishme.

Zjarri u afrua pranë banesave dhe bizneseve, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik mes familjeve, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Një i moshuar, teksa qëndron pranë një magazine ku ai prodhonte koshere për bletët, i bën thirrje autoriteteve që të kryhet sa më parë vlerësimi për dëmet e shkaktuara.

“Këta thonë kur ka nevojë populli, jemi në gatishmëri… Ejani dhe shikoni gjendjen, bëni proces verbal. Po ullinjtë? U dogjën prapë ullinjtë, ku të vete unë”, shprehet ai, teksa i komunikohet se verifikimet nga grupi do të kryhet ditën e martë.

 

Top Channel