Zjarri në Himarë merr përmasa të frikshme/ Digjet një banesë, ndërsa rrezikohen 40 shtëpi të tjera, evakuohen disa banorë dhe turistë

04/09/2026 22:08

Vijon të jetë e rënduar situata në Himarë, ku zjarri, i cili po përparon me shpejtësi, ka përfshirë dhe djegur një banesë, ndërsa flakët rrezikojnë edhe 40 banesat të tjera në zonë.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa flakët po u afrohen shtëpive të tjera në qytet.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe erës, situata është rënduar ndjeshëm, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i banorëve, por edhe i turistëve që ndodhen në hotelet e Himarës.

Era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse edhe më të vështirë.

Top Channel