Aksident në Vajkan të Vogël, përmbyset mjeti bujqësor, plagoset 53-vjeçari
04/09/2026 11:32
Një aksident ka ndodhur në fshatin Vajkan i Vogël të Fierit, ku një 53-vjeçar është plagosur pasi mjeti bujqësor me të cilin po transportonte rrush është përmbysur.
Sipas informacioneve, Altin Alla, 53 vjeç, kishte vjelë rrushin në tokat e tij dhe po e transportonte me një mjet bujqësor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin, duke përfunduar i përmbysur.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar 53-vjeçarin drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Top Channel