U arrestuan në protestë, Gjykata liron 8 të miturit: Arrestimi ishte i paligjshëm
Kjo është fotoja e Viktor Bardhit, 65-vjeçarit që u vra në atentatin e ndodhur një ditë më parë në fshatin Ndërfushaz të Rrëshenit.
Bardhi ishte viktima e radhës e konfliktit të hershëm mes familjeve Bardhi dhe Reçi, një përplasje e vjetër që ndër vite është shoqëruar me disa atentate dhe viktima nga të dyja palët.
Në momentin e atentatit, 65-vjeçari ndodhej në zonë për shkak të punës së tij. Ai ishte punonjës i ujësjellësit dhe kishte shkuar për të hapur furnizimin me ujë për fshatrat.
Vrasja e tij riktheu në vëmendje historinë e përgjakshme të konfliktit mes dy familjeve, ku ndër vite janë shënuar edhe viktima të tjera.
Top Channel