Droni me eksplozivë në aeroportin e Leipzigut, Britania thërret diplomatin rus dhe akuzon Moskën për kërcënim ndaj sigurisë Një stuhi e fuqishme goditi mbrëmjen e së mërkurës Selanikun, duke përmbytur rrugë dhe duke shkaktuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve.
Reshjet e dendura nisën rreth orës 21:30 dhe brenda pak minutash u përhapën në një pjesë të madhe të qytetit, nga zonat perëndimore deri tek ato pranë aeroportit.
Shiu i rrëmbyeshëm u shoqërua me erëra të forta dhe vetëtima të shumta. Në disa zona sasia e madhe e ujit i shndërroi rrugët në lumenj, ndërsa drejtuesit e automjeteve patën vështirësi të mëdha në lëvizje.
Problemet më të mëdha u regjistruan në qendër të Selanikut, ku u krijuan radhë të gjata automjetesh dhe vonesa të konsiderueshme.
Moti i keq ndikoi edhe në ndërprerjen e disa aktiviteteve kulturore që ishin në zhvillim në atë orë.
Fenomenet e tejskajshme prekën edhe Kozanin, në Maqedoninë Perëndimore, ku reshje të dendura shiu dhe breshëri, të shoqëruara me erëra të fuqishme, shkaktuan dëme, rrëzuan pemë dhe lanë përkohësisht pa energji elektrike disa fshatra.
Moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm në Selanik edhe në disa zona të Maqedonisë Qendrore gjatë ditës së sotme, me mundësi reshjesh dhe stuhish të tjera deri në orët e pasdites.
Top Channel