Rikthimi i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, Rama: Feston historinë dhe të ardhmen e kinematografisë sonë Winnie Pooh me aventurat e tij udhëtoi gjatë kësaj vere në disa qytete të Shqipërisë me turin e Teatrit të Kukullave.
Të vegjlit pritën në qytetet dhe fshatrat e tyre arushin e dashur Winnie dhe miqtë e tij aventurierë.
“Ka qenë një verë e nxehtë, por e ngjeshur me aktivitete. Për herë të parë, në këtë tur veror sollëm një shfaqje ekskluzive për fëmijët e rretheve dhe fshatrave, në ato vende ku nuk ka teatër kukullash”, u shpreh Melsi Qirici, drejtoreshë e Teatrit të Kukullave.
Tashmë, Winnie ka mbërritur në Tiranë, ku do të japë shfaqjen e parë për publikun e vogël në 12 shtator.
“Fëmijët mezi presin sepse Winnie është një shfaqje shumë e dashur për ta dhe ne menduam ta sjellim në kuadër të përvjetorit të këtij personazhi”.
Në datat 17-19 shtator, Teatri i Kukullave do të zhvillojë Festivalin e Poezisë dhe Koreografisë Bashkëkohor, ndërsa në datat 21-24 Festivalin Ndërkombëtar të Kukullave.
Ndërkohë, Qendra Kulturore për Fëmijë nis regjistrimet për fëmijët 7-15 vjeç në të gjitha disiplinat, ndonëse të preferuarat janë piktura, piano dhe kanto.
“Jemi në prag të ditëve të hapura, këtë fundjavë do të nisemi regjistrimet dhe konsultimet me fëmijët dhe prindërit. Këtë herë do të eksperimentojmë me një disiplinë të re të artit, kukullabërjen, që është një art drejt zhdukjes. Duam të krijojmë një sesion punëtorie”.
Krijimi i kukullave është një zanat që rrezikon të zhduket, ndaj kjo disiplinë e re, synon të zbulojë talente duke u mësuar fëmijëve artin e kukullbërjes.
Top Channel