Petkat që bashkojnë Korçën, amvisat korçare përgatisin zahirenë e dimrit dhe mbajnë gjallë traditën e vjetër

02/09/2026 12:27

Në stinën e verës, në lagjet e Korçës nuk mungoi përgatitja e zahireve të dimrit.

Përtej ushqimit, përgatitja e petkave mbetet një rit i hershëm, ku gratë bëhen bashkë për të ruajtur traditën korçare.

Pas përgatitjes së brumit, zonjat korçare nisin hapjen e petëve, ku duart lëviznin me një ritëm të sinkronizuar. Për to, kjo nuk është thjesht një punë shtëpie, por një mjeshtëri që e ruajnë me fanatizëm. Sipas traditës, amvisat nuk punojnë kurrë vetëm, ato mblidhen në lagje, ndihmojnë njëra-tjetrën dhe e kthejnë këtë proces të gjatë në një ditë pune e bisedash mes fqinjësh. Sekreti i petkave korçare qëndron te përbërësit, hapja e petëve dhe tharja e kujdesshme në diell. Kjo punë e përbashkët siguron ushqimin e ngrohtë për ditët e ftohta të dimrit, por mbi të gjitha mban gjallë frymën e traditës.

Kur dimri i ashpër të mbërrijë në Korçë, tavolinat do të ngrohen nga puna e ditëve të nxehta të korrikut dhe gushtit, ku tradita e ruajtur nga amvisat vijon të transmetohet me dashuri nga brezi në brez.

Top Channel