Koncerti “Bash n’Kukës”, nata që bëri bashkë brezat. Magjia e muzikës pa playback mblodhi qindra qytetarë në shesh

01/09/2026 15:31

Muzika solli një tjetër atmosferë në sheshin e Kukësit. “Bash n’Kukës” mblodhi artistë të njohur dhe këngëtarë të rinj, të cilët performuan drejtpërdrejt me kitarë dhe instrumente të tjera muzikore.

Mes tyre ishte edhe Osman Shehu, kryetar i grupit të njohur kosovar “Fontana”, i cili vlerësoi koncertin dhe marrëdhënien e veçantë me Kukësin. Publiku e priti me entuziazëm mbrëmjen muzikore, duke kërkuar që aktivitete të tilla të zhvillohen më shpesh në sheshin e qytetit.

Për organizatorët, qëllimi i kësaj mbrëmjeje ishte promovimi i muzikës së interpretuar drejtpërdrejt dhe i këngës së lehtë qytetare. Në skenë u ngjitën edhe Elnor Elezi, Ylli Selmani, Enea Selmani, Alba Zeneli, Klea Kastrati dhe Andis Isufaj, duke sjellë zërat dhe energjinë e një brezi të ri.

Top Channel