Ferrari përgatitet për garën e shtëpisë dhe cili është rasti më i mirë se ky për të nderuar kampionin që e riktheu Skuderinë në krye të klasifikimit të konstruktorëve? Në Monza, Charles Leclerc dhe Leëis Hamilton do të garojnë me dy makina ad hoc për të nderuar të madhin Michael Schumacher. Një mënyrë kjo për të nderuar jo vetëm sukseset e arritura me Kokëkuqen, por sidomos trashëgiminë që ka lënë në skuadër.

Në 11 sezone, Schumacher kontribuoi në rikthimin e Ferrarit në majat e Botërorit të Formula 1 duke fituar 5 botërore për pilotë radhazi dhe 6 për Konstruktorë edhe këto radhazi. Por për skuderinë italiane, kjo trashëgimi e tij shkon përtej shifrave; ajo ka të bëjë me përpjekjet për t’u përmirësuar, vëmendjen ndaj detajeve, disiplinën, përgatitjen dhe shpirtin e skuadrës që janë bërë pjesë e kulturës së Ferrarit. Dhe Monza, skena e fitores së tij të parë në Monza me Kokëkuqen në 1996 dhe e 5 sukseseve në total, është vendi ideal për të nderuar këtë lidhje

NJËVENDËSHET- Makinat, të frymëzuara nga ajo F310 e debutimit të gjermanit në Maranello në 1996 kanë detajet e bardha dhe të argjendta në krahë, 7 yje të vendosura në turirin e makinës(citim grafik i marrë nga helmeta e kampionit dhe simboli i titujve të fituar në karrierë), rrathër Bbs me një detaj të artë dhe ajo e shokut të skuadrës Eddie Irvine.

Ferrai dallohet edhe njëherë për kujdesin në maksimum ndaj detajeve duke vendosur që të përfshijë në telajo edhe logon e Schumacher të përbërë nga shkronjat M dhe S. Homazhi për Kaiserin është tashmë një sukses; në rrjetet sociale tifozët shprehën krenarinë dhe miratimin e tyre për këtë nismë. ‘A mund ta mbajmë për të gjithë sezonin?’, ‘Ky po, që është një Ferrari’-ishin disa prej komenteve të përdoruesve.

NJË FUNDJAVË SPECIALE—  Homazhi nuk është vetëm te telajo e makinës: Leclerc dhe Hamilton do të garojnë me një uniformë speciale, e karakterizuar gjithnjë nga 7 yjet, një uniformë që do të vishet nga e gjithë skuadra dhe në helmetat e dy pilotëve do të jetë historia e Kokëkuqes nga 1996 deri në këtë moment. Për më tepër në Monza do të ekspozohen edhe 3 njëvendëshe domëthënëse për karrierën e Schumacher me Ferrarin; F310 e 1996, makina 248 F1 e 2006 me të cilën Schumacher mbylli aventurën e tij me skuderinë italiane dhe Ferrari F2002 me të cilën fitoi titullin për pilotë 6 gara nga fundi i kampionatit.

‘Kaiseri’ Schumacher do të nderohet si brenda ashtu edhe jashtë pistës; Barrichello e Vettel, të pranishëm me këtë rast, do të zbresin në pistë duke drejtuar F2002, ndërsa Charles dhe Leëis do të jenë në Milano që të mërkurën për të marrë pjesë në nisma të ndryshme. Me fjalë të tjera po përgatitet një fundjavë speciale për Maranellon, dedikuar trashëgimisë sportive të një prej figurave më të paharrueshme të botës së Motorsportit; Michael Schumacher.

Top Channel