Video/ Një pamje që nuk shihet shpesh, shkaba egjiptiane “zbarkon” në Vjosë

28/08/2026 14:57

Një shkabë egjiptiane është vërejtur në zonën e Vjosës, duke tërhequr vëmendjen e ekspertëve dhe të pasionuarve pas natyrës.

Shkaba egjiptiane është një nga shpendët më të rrallë grabitqarë në Evropë dhe një specie e mbrojtur.

Prania e saj në ekosistemin e Vjosës konsiderohet një tregues me rëndësi për pasurinë biologjike të këtij territori.

Top Channel