Formula 1/ Norris nuk ndalet më, fiton edhe në Holandë, la pas Antonelli dhe Russell, aksidentohet Verstappen
Max Verstappen lë pas krahëve zhgënjimin e garës së Holandës dhe është gati të kthejë faqe përmes gjetjes më të fundit: ‘Max vs. 100’. Piloti 4 herë kampion i botës në Formula 1 po përgatitet për garën më të madhe në botë ku ai, në një kompeticion me makinat kart që do të mbahet në pistën e Silverstone, do të sfidojë 100 pilotë duke u nisur nga vendi i fundit.
Pista angleze është modifikuar posaçërisht me këtë rast nga drejtori i garës dhe piloti francez, David Terrien. Ky event përfaqëson për holandezin një rikthim në drejtimin e makinave kart.
‘Kështu mësohen të gjitha bazat; starti, mbrojtja, parakalimet-tha Verstappen-sigurisht kam kaluar një periudhë të gjatë të jetës sime në makinat kart, kështu që është gjithnjë diçka e bukur t’iu kthehesh. Kam qenë për kaq shumë kohë në atë botës sa rimësohesh në mënyrë krejt natyrale. Mezi prez të jem në kaosin që do të çlirohet para syve të mi’
Të gjitha premisat të bëjnë të mendosh se gara do të jetë një rrëmujë e vërtetë me risinë absolute që do t’i lejojë Verstappen të komunikojë direkt me kundërshtarët e tij gjatë gjithë kompeticionit. Gara e veçantë do të transmetohet në 16 shtator në Disney+ me një lidhje direkte me grafikë të frymëzuar nga videolojërtat dhe nga xhirimet kinematografike të kryera me dronë, me të dhëna dhe analiza në kohë reale për gjatë gjithë garës. A është kjo megalomani, marketing apo thjesht dëshirë për t’u argëtuar e për t’u shkëputur për pak kohë nga Formula 1, kjo pak rëndësi ka, Verstappen gjithnjë do të gjejë diçka mes absurdes dhe gjeniales.
Top Channel