Pas 3 sezonesh, Leipzig ka sërish në radhët e tij Christopher Nkunku. Sulmuesi francez që nuk u përfshi në projektin e Ruben Amorim është kthyer zyrtarisht të klubi gjerman.

Leipzig arriti marrëveshjen me Milanin për transferimin e futbollistit në formë huazimin, një akord ku parashikohet edhe detyrimi i blerjes përfundimtare të kartonit të sulmuesit për vlerën e 28 milionëve.

Nga ana e tij, klubi kuqezi për të favorizuar largimin e ish futbollistit të Chelsea pranoi që të paguajë një pjesë të pagës së lojtarit në mënyrë që ajo të jetë brenda parametrave të vendosura nga Leipzig.

Pas zyrtarizimit të transferimit të futbollistit te Leipzig, Nkunku bëri edhe deklaratën e tij të parë.

‘Kur mësova se kisha mundësinë që të kthehesha te Leipzig, nuk ngurrova-tha Nkunku-jam shumë i lumtur që u ktheva këtu. Jam në një formë të shkëlqyer dhe dua të ndihmoj skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur dhe mezi pres të luaj përsëri përballë tifozëve tanë në Red Bull Arena’.

Top Channel