I shpallur në kërkim për një mashtrim të kryer vite më parë, arrestohet në Greqi 60-vjeçari shqiptar
Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë ka publikuar listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për ndjekjen e studimeve në këtë Fakultet, sipas programeve përkatëse të studimit.
Sipas njoftimit të fakultetit, kandidatët e renditur deri te vija e kuqe në listat e publikuara konsiderohen fitues të fazës së parë të Raundit të Parë, në bazë të kuotave të përcaktuara për secilin program studimi.
Ndërkohë, kandidatët që kanë pretendime lidhur me renditjen mund të paraqesin ankimimet e tyre më 24 gusht 2026.
Ankimimi duhet të bëhet përmes dorëzimit të një kërkese me shkrim, të shoqëruar me:
Kopje të Certifikatës së Maturës Shtetërore dhe kopje të dokumentit të identifikimit (ID).
Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Protokollit të Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT). Përgjigjja ndaj ankimimit do të merret brenda 24 orëve.
Fakulteti i Mjekësisë ka bërë të ditur se regjistrimi i kandidatëve fitues të fazës së parë të Raundit të Parë do të nisë më 26 gusht 2026.
Regjistrimet do të kryhen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse.
Njoftimi:
Të dashur Maturantë,
Ju falënderojmë për interesin dhe besimin që keni treguar nëpërmjet aplikimit tuaj, për Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.
Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për ndjekjen e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, sipas programeve të studimit.
Në listat e publikuara si më poshtë, kandidatët e renditur deri te vija e kuqe konsiderohen fitues të fazës së parë të Raundit të Parë, sipas kuotave të përcaktuara për secilin program studimi.
Ankimimet mund të paraqiten më datë 24 gusht 2026, përmes dorëzimit të një kërkese me shkrim shoqëruar me kopje të Certifikatës së Maturës Shtetërore dhe kopje të ID, pranë Zyrës së Protokollit të Rektoratit të UMT-së. Përgjigja do të merret brenda 24 orëve.
Regjistrimi i kandidatëve fitues të fazës së parë të Raundit të Parë do të fillojë më datë 26 gusht 2026 dhe do të kryhet pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse.
Fakulteti i Mjekësisë Tiranë, ju uron suksese në rrugëtimin tuaj akademik!
Top Channel