Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në Spitalin e Shkodrës, pacientja 37-vjeçare që kishte humbur aftësinë për të lëvizur këmbët rikuperon funksionet neurologjike Regjistrimet në arsimin parauniversitar të përgjithshëm, për në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë do të hapen në një fazë të dytë nga 24 gushti deri në 7 shtator.
Ndërsa për në shkollat profesionale ky proces vazhdon i pandërprerë me afat aplikimi deri në datë 30 shtator, ku vihet re një interes i shtuar me mbi 3100 nxënës të regjistruar deri më tani.
“Një rritje në arsimin profesional me 15% . Objektivi i regjistrimeve në arsimin profesional për këtë vit është 4500 në 27 drejtime dhe 31 shkolla publike në vend. Këtë vit kemi edhe shtim në bursa në vlerë 10000 lek për nxënësit me rezultate të larta dhe për shtresat në nevojë”, thotë Klevis Hysa, drejtor i AKPA.
Porgramet më të preferuara nga të rinjtë që zgjedhin arsimin profesional, të cilat i shohin me më shumë oferta pune, janë në sektorin turistik dhe teknologjik.
“Drejtimet janë të shumëllojshme por interesi më i madh ngelet në hoteleri turizëm, mekanikë dhe IT. Ftojmë prindërit të zgjedhin për fëmijët e tyre një mundësi që ju garanton punësim”, shprehet HH Hysa.
Shkollat publike profesionale garantojnë një sistem dual ku ndërthuret teoria në klasa me praktikën në biznese, e cila i siguron nxënësve edhe kontrata pune.
“Sipas praktikave më të mira europiane që kombinon mësimin teorik me të nxënësin në vendin e punës, pra nxënësit paguhen njëkohësisht për punën, janë nxënës punëmarrës. Edhe mbi 63% e nxënësve fillojnë menjëherë punë pas diplomës profesionale e të tjerë ndjekin studime të mëtejshme universitare”, tha drejtori i AKPA.
Drejtori i Agjencisë së Punësimit dhe Aftësive thotë për Top Channel se edhe prindërit kanë filluar të ndërgjegjësohen për rëndësinë e arsimit profesional mbi të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Top Channel