Rusia sulmon Ukrainën me 133 dronë/ Goditet treni me 340 pasagjerë në Odessa, vdesin makinisti dhe ndihmësi i tij
Nga Denion Meidani
25 vjet nga Ohri! Më 13 gusht 2001, Maqedonia e Veriut zgjodhi marrëveshjen mbi konfliktin dhe ndërtoi një rend kushtetues modern dhe më të drejtë: mbi barazinë, përfaqësimin e drejtë, përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe decentralizimin.
Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte gurthemeli për mënyrën se si do të funksiononte shteti më tej. Ajo çimentoi një të vërtetë që sot nuk mund të relativizohet: shqiptarët janë pjesë shtetformuese e Maqedonisë së Veriut dhe të drejtat e tyre janë pjesë integrale e vetë arkitekturës kushtetuese të shtetit!
Pas 25 vitesh, misioni mbetet NJË, i thjeshtë dhe i palëkundur: ta zbatojmë Marrëveshjen. Plotësisht, çdo ditë dhe pa kthim pas! Gjuha Shqipe sipas ligjit, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat me garanci reale dhe decentralizimi funksional janë detyrime dhe standarde mbi të cilat është ndërtuar paqja e vitit 2001 dhe e ardhmja evropiane.
Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë të drejtave të shqiptarëve dhe pranë një Maqedonie të Veriut sovrane, demokratike dhe evropiane. Këto dy qëndrime nuk përjashtojnë aspak njëri-tjetrin. Përkundrazi, një shtet është më i fortë kur qytetarët e tij janë, dhe ndihen, të përfshirë e të barabartë.
Urime 25-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
*Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut
Top Channel