“Dorëheqje dhe qeveri teknike”, protestuesit mblidhen sërish para Kryeministrisë, 72 ditë tubim
10/08/2026 20:00
Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të hënë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e të gjithë klasës politike dhe një qeveri teknike.
Edhe sot, në ditën e 72 të tubimit, ata janë grumbulluar fillimisht në sheshin Skëndërbej, e më pas kanë marshuar drejt Bulevardit.
Si çdo natë, pankartat ironike kundër qeverisë nuk kanë munguar, ndërsa disa prej organizatorëve kanë mbajtur fjalime në podiumin e improvizuar, duke kërkuar që të japë dorëheqjen kreu i qeverisë Edi Rama.
Top Channel