Aktivizohet vatër e re zjarri fshatin Halil të Krujës, zjarrfikësit në luftë me flakët nga toka dhe ajri

10/08/2026 15:56

Një vatër e re zjarri është shfaqur në fshatin Halil të Krujës, pranë aksit rrugor kombëtar Krujë- Fushë Krujë. Po punohet nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve.

Flakët po përhapen të favorizuara nga era. Ndërkohë gjatë ditës së sotme është punuar dhe për shuarjen e zjarreve në parkun pyjor të Krastës ku mbrëmjen e kaluar në zonën e njohur si Gryka e Zidollit u përhapën flakët.

Ndërkaq edhe një vatër është riaktivizuar në lagjen Abaze, atje ku të shtunën e kaluar nisi zjarri që rrezikoi të gjithë qytetin e Krujës.

Top Channel