Trump gati të nënshkruajë urdhrin ekzekutiv, synon uljen e numrit të vaksinave të rekomanduara për fëmijë
Disa udhëheqës botërorë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Kolumbinë pas tërmetit masiv me magnitudë 7.4, duke ofruar ekipe shpëtimi, personel mjekësor, qen të specializuar dhe pajisje për operacionet e kërkim-shpëtimit.
Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, tha se është në komunikim me zyrtarët kolumbianë dhe se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë ndihmë të menjëhershme.
Bukele deklaroi se El Salvadori mund të dërgojë ekipe shpëtimi, personel mjekësor, ndihmës mjekësorë dhe furnizime, si dhe çdo ndihmë tjetër që autoritetet kolumbiane e konsiderojnë të nevojshme.
Mbështetje ka ofruar edhe presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa Azin, i cili tha se vendi i tij është i gatshëm të mobilizohet për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

Ekuadori ka ofruar 47 shpëtimtarë, qen të specializuar dhe pajisje, me kapacitet për të operuar në terren për deri në shtatë ditë.
“Jemi gati të mobilizohemi sa herë që të keni nevojë”, shkroi Noboa në rrjetet sociale.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila siguroi Kolumbinë për mbështetjen e Meksikës në rast nevoje.
“Sigurisht, për të gjithë mbështetjen që populli i Kolumbisë mund të ketë nevojë, ne do të jemi atje”, deklaroi Sheinbaum.
Reagimet e liderëve vijnë pas tërmetit me magnitudë 7.4, ndërsa autoritetet dhe ekipet e emergjencës vijojnë përpjekjet për t’u përballur me pasojat e goditjes.

Ylli i muzikës pop, Shakira, po ashtu ka reaguar e prekur, duke deklaruar se zemra e saj është me “të gjithë ata që e ndjenë këtë tërmet sot”.
Këngëtarja kolumbiane gjithashtu u bën homazh “familjeve që po kalojnë momente ankthi”, ndërsa ofron “forcë dhe dashuri për atdheun tim”.
“Në kohë si këto, ne kolumbianët dimë si të bashkohemi dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Le të përqafohemi fort dhe të qëndrojmë të sintonizuar me udhëzimet në mënyrë që të ndihmojmë sa më shpejt të jetë e mundur“, shkroi ajo në “X”.
Top Channel